Edi Rama sherr me komentuesit: Nuk i kam dhënë det Greqisë. Jo, jo, jo….
Kryeministri Edi Rama vijkon të replikojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, herë duke i fyer dhe herë me batuta.
Debati ka ndodhur gjatë kohës kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, po sqaronte një grup studentësh të ekselencës për bisedimet me Greqinë.
Ndërsa Bushati i ka cilësuar si shpifje faljen e 12 milje det Greqisë, komentuesit i kanë kërkuar kreut të diplomacisë, që të flasë konkretisht në lidhje me ccështjen dhe të mos bëjë politikë.
Por ndjekësve në rrjet, i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama.
“Eh, dëgjo me vëmendje që të kuptosh, se flitet për diplomaci jo për futboll! Po këtë ku e nxore apo në pishinë? Dil nga pishina, thahu, vishu dhe kur ulesh për të dëgjuar, dëgjo, se ndryshe nuk kupton asgjë!”, i është përgjigjur Rama disa prej komentuesve.
KOHA JONË SONDAZH

