Edi Rama: Ulet sërish çmimi i naftës. Ja sa do të jetë në 5 ditët e ardhshme

Ulet sërish çmimi i naftës në vend. Kështu, për 5 ditët e ardhshme, duke nisur nga sot deri më 21 mars, Bordi i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi të jetë 203 lekë për litër.

Njoftimi është bërë nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa benzina do të shitet me 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i gazit do të jetë i pandryshueshëm me 93 lekë/litri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e hënë, bordi do të mblidhet sërish për të pasqyruar çmimet e reja për konsumatorët në varësi të ndryshimit të kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i plotë i Bordit 

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

1.Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër
2.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.
3.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.
4.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë I pandryshueshëm 93 lekë/litri.
Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?