Edmond Panariti: Kjo është gjueti shtrigash. Paditë janë firmosur nga ministri

Ish-ministri dhe deputeti i LSI, Edmond Panariti ka komentuar sot vendimin e gjykatës së Elbasanit për arrestimin e kreut të LSI-së ne Elbasan dhe ish-drejtorit të rrugëve.

Në një koment në Facebook, Panariti e cilëson arrestimin e tij si një  gjueti shtrigash dhe përdorim të drejtësisë. Ai thotë se paditë janë bërë nga ministrat dhe po ndiqet e njëjta skemë si në sigurimin e shtetit.

Deklarata e plotë e Edmond Panaritit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo qe po ndodh eshte thjesht nje gjueti shtrigash ndaj kundershtarit politik, sepse eshte e aneshme dhe e nxitur nga padi dhe akuza te gatuara ne zyrat e partise shtet. Tamam si qemoti!! Brezi yne u rrit ne kohen kur partia bente zap drejtësine me komisaret dhe komitetet e saja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po te vihet re me kujdes pjesa dermuese e padive qe futen menjehere ne proces hetimor burojne dhe jane me firme ministrash te qeverise , te cilet po specializohen tashme ne rolin e denoncuesit me porosi te kahut kundershtar. Po akuzat dhe denoncimet e KLSH dhe kahut tjeter politik? Ato flene ne rafte… Ky është mjerimi i nje drejtesie te kapur!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?