Ekstradimi i “sikletit”, Ylli Manjani ka 3 pyetje për Arta Markun

Ekstradimi i Nezar Seitit drejt Italisë, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ka hapur një debat, pasi për disa ka sjellë pikëpyetje të mëdha. I njohur si ”Financieri” i Habilajve, Seiti ishte i vetmi i arrestuar në shqipëri, në llogari të hetimeve të Prokurorisë të Katanias, por ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda, kishte dhënë masën e ”arrest me burg”.

Mbi këtë situatë ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë. Ylli Manjani, përmes një postimi publik i drejtohet Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku që të qartësojë ekstradimin e Seitit. Për znj.Marku, Manjani ka parashtruar edhe 3 pyetje.

”Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare? A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar? Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai thotë se përgjegjësia ligjore bie mbi Kryeprokuroren, për të cilën shton se qeveria e vendosi për të larguar Nezar Seitin, që Manjani e quan ”siklet” të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun! Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”. Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll. Sidoqoftë Heshtja e bën me faj”,-shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Ekstradimi i “sikletit”

Ende presim nje sqarim nga Prokuroria e Përgjithshme mbi lejimin e ekstradimit të N.S!

Lajmi që u përgap dje që Ministria e Drejtësisë e kishte bërë ekstradimin pa pyetur drejtësinë, nuk rezultoi i vërtetë.

Tani topi është në fushën e zonjës Arta Marku. Ajo duhet të na sqarojë:

1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare?
2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?
3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?
——————-
Një sqarim ligjor për ata që nuk merren me këtë gjë: personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria është institucioni që zbaton vendimet penale dhe që ngre akuze e bën hetime për çdo shtetas.
—————-
Dyshimi se e vunë në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e medha, të paktën deri tani, është i provuar!

Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun!

Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”…

Presim zonjën Marku të sqarojë pozicionin e saj dhe të Prokurorisë.

Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll…

Sidoqoftë Heshtja e bën me faj!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?