Endri Fuga reagon për dështimin me negociatat: Po hedhin baltë
Dje në Luksemburg, BE-ja vendosi që për Shqipërinë dhe Maqedoninë, negociatat e anëtarësimit të hapen në 2019, dhe jo këtë qershor siç qeveria ”Rama 2” ishte e sigurt.
Pas këtij vendimi, qeveria dhe opozita e kanë lexuar ndryshe qëndrimin për dështimin e negociatave. Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Fakti se Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë në dyert e Brukselit për të njëjtën çështje, vitin e ardhshëm, për Fugën është një lajm pozitiv.
”Në Shqipëri hedhim baltë edhe kur lajmi është pozitiv. Dritë jeshile thotë Radio Free Europe. Sot kemi një datë, Qershor 2019. Data është spiranca që na mban lidhur me BE, edhe në këto momente të vështira për Bashkimin. Jemi në rrugën e duhur”, shprehet Fuga.
Franca, Holanda dhe Danimarka vendosen dje veton për negociatat me vendin tonë, duke kritikuar progresin e munguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ne Shqiperi hedhim balte edhe kur lajmi eshte pozitiv😞. Drite jeshile thote Radio Free Europe😊. Sot kemi nje date, Qershor 2019. Data eshte spiranca qe na mban lidhur me BE, edhe ne keto momente te veshtira per Bashkimin. Jemi ne rrugen e duhur. https://t.co/y6gQhXVQOb
— Endri Fuga (@endrifuga) June 26, 2018
KOHA JONË SONDAZH

