Endrit Braimllari: Kryeministri horri duhet larguar një orë e më parë

Nga Endrit Braimllari

Kryeministri i vendit horri që duhet larguar një orë e më parë.

Vonesa në arrestimin e djalit të deputetit Rrahja është shembulli më i mirë sesi Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Sot kemi një sistem drejtësie që i shërben Edi Ramës. Kjo drejtësi nuk vepron në kohën e duhur por vepron vetëm me urdhër të Edi Ramës, për ta ndihmuar atë në situata të vështira. Sot kryeministri i vendit, kryetari i grupit parlamentar i rilindjes por edhe deputeti Rrahja janë përballë fakteve të rënda, të ushtrimit të presionit, pjesëmarrjes dhe fshehjes se një ngjarje makabre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot po të kishte një sistem drejtësie të pavarur kryeministri duhet të ishte para drejtësisë për presionin e ushtruar ndaj nën komisarit Emiljano Nuhu, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe deputeti Rrahja duhet të ishin në hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shembulli që jep Edi Rama me presion ndaj nën komisarit Emiljano Nuhu tregon qartë degradimin dhe arrogancën e këtij kryeministri. Sjellja e Edi Rames është e njëjta me mbrotjen që i ka bërë
çdo krimineli të rilindjes.

Edi Rama është pozicionuar qartë në krah të përdhunuesve, të trafikantëve të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

Nuk ka rrugë tjetër duhet larguar ky horr kryeministër një orë e më parë. Qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare këtij kryeministri. Ora e tij po mbaron është koha e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi që kërkojnë drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?