Enkelejd Alibeaj: Humbëm rastin për të zgjedhur një President të shqiptarëve
Pas dështimit të raundit të tretë të votimit në Kuvend për Presidentin e ri, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat lidhur me këtë proces.
Ndër të tjera, Alibeaj tha se humbëm rastin për të zgjedhur një President mbi palët për të gjithë shqiptarët.
“Detyra e secilës nga palët është të marrë pjesë. Këtë bëmë ne morëm pjesë, konsumuam rregullat e lojës. Për të qenë tek presidenti neutral. Rama bëri atë që bën gjithmonë, të tërhiqet. NPër këdo është e qartë, ajo çfarë Rama ka bërë gjithmonë, e bëri edhe kësaj radhe. Humbëm një rast për t’u dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetion e palëve. Të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës, ishte maxhoranca që nuk mori pjesë. Ne ofruam rregulla, kërkuam dakordësi, ecëm me kandidaturat”, tha Alibeaj.
Në përditësim…
KOHA JONË SONDAZH

