Epidemia e fruthit, Vasili: Rama ka qepur gojën, tragjike

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ngritur sërisht shqetësimin se qeveria ”Rama 2”, nuk e merr seriozisht epideminë e fruthit që është ulur këmbëkryq në vend. Në një status në rrjetin social facebook, Vasili denoncon neglizhimin e qeverisë ndaj epidemisë.

Më tej Vasili nënizon se Rama mendon si të dalë trimfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

”Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ja detyron për menaxhimin e tij”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa e quan tragjike mosreagimin e qeverisë, Vasili shton se Rama do të reagojë kur fruthi ti zërë derën. ”Do kujtohen te gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po po do bërtasin fort. Sa qesharake…..por edhe tragjike…

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri s’flet, media e ka në fund….

Kryeministri ka qepur gojën dhe s’flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si trimfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj-lloj denglash që qytetarëve nuk ju duhen hiç. dhe kete ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.

Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ja detyron për menaxhimin e tij.

Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po po do bërtasin fort. Sa qesharake…..por edhe tragjike…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?