Erion Braçe: Qeveria është dorëzuar. Tregu është i kapur, dy-tre kompani zotërojnë tregtinë e një produkti

Deputeti socialist Erion Braçe, tha në Kuvend se problemi i parë me bujqësinë është rritja deri në 3 herë më shumë e çmimeve të imputeve bujqësore.

Për këtë problem, Braçe tha se qeveria është dorëzuar. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Braçe akuzoi se tregu është i kapur dhe se janë vetëm dy apo tre subjekte që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti.

Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore. ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore. Shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare, siç është në Divjakë. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s’kemi ça bëjmë është tregu’. Tregu është i kapur dhe i përqendruar. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkt nuk bëjnë treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. Blegtoria, lopët dalin me humbje. Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje. Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë për vaditje ,e Çukasit që vadit gati 10 mijë hektarë dhe është rehabilituar. Dega e Krutjes ujit 8600 hektarë. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?