Erion Veliaj: Fqinjësia e mirë ka rëndësi, është koha për reflektim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin “Nisma e Dialogut në Ballkan”, ku ishin të pranishëm vendimmarrës dhe ekspertë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, me të cilët ndau mendimin se Tirana është një qytet që mbështet të drejtën, të ndershmen dhe është gati të tregojë solidaritet në situata si kjo ku po kalon bota sot.

Veliaj tha se fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi dhe se kjo kohë është e duhura për të reflektuar. “Ne i vlerësojmë shumë fqinjët tanë. Në anën tjetër të bregut kemi Italinë, një fuqi kryesore në botë për ushqimin, kulturën, artin, muzikën dhe modën. Kemi ngjitur Greqinë, demokracia më të vjetër në botë, të cilën sot e vlerësojmë më shumë se kurdoherë tjetër. Jemi i njëjti komb vëllazëror me Kosovën, por jemi fqinj edhe me Serbinë, e cila dje mori një vendim të guximshëm. Edhe ata janë në krizë prej asaj që po ndodh sot në botë, por për shkak të Open Balkan-it, vendosën të dërgojnë në Shqipëri sasinë e kontraktuar të drithërave, grurit dhe miellit. Jemi fqinj edhe me Maqedoninë e Veriut, ku një numër i konsiderueshëm i popullsisë është me origjinë shqiptare. Pra, nëse rrotullohemi 360 gradë, për të parë se cilët kemi afër, mendoj se ka shumë rëndësi kush janë fqinjët tanë. Nëse këtë pyetje ua bën sot ukrainasve, sigurisht që edhe për ata ka rëndësi kush janë fqinjët e tyre. Fqinjët tuaj mund të ndryshojnë kursin e historisë dhe natyrisht, edhe mirëqenien e popullit tuaj. Ndaj, shpresoj se kjo është një kohë për të reflektuar dhe për të menduar mirë se ku jemi”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

Kryebashkiaku tha se dëshiron që Tirana të mbështesë gjithmonë atë që është e drejtë, që është e ndershme dhe solidaritetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?