FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj takon në New York, Alexander Soros

Erion Veliaj ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. Pas shumë takimeve, sonte kryebashkiaku tiranas ka publikuar foto me Alexander Soros.
“Yin & Yang
Pavarësisht uniformës, ne jemi pjesë e të njëjtit ekip, që bashkëpunojmë për ta çuar përpara Evropën Juglindore!
Faleminderit për angazhimin tënd vëlla! I lumtur që të takova në Nju Jork dhe pres me padurim të hapim Piramidën në mes të tetorit!’- shkruan Veliaj.
Ndërkohë Alex Soros një ditë më përpara takoi edhe kryeministrin Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovacevski.
Alex Soros është trashegimtari i perandorisë së Xhorxh Soros. Tashmë Alex është njeriu që drejton Perandorinë e të jatit si dhe njeri pasionant për demokracinë në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?