Erisa Xhixho: Ata që kundërshtojnë Vetingun në politikë nuk duan që Shqipëria të ecë përpara

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho deklaron se kundërshtarët e vetingut në politikë sot janë ata qeveritarë që nuk duan që Shqipëria të ndryshojë. Në një koment në Facebok, Xhixho argumenton se kundër kontrollit të figurës së politikanëve janë politikanët që nuk duan që vendi të drejtohet nga njerëz me integritet.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos në Facebook:

“Vetingu në politik një detyrim qe kjo klase politika ja ka qytetarëve. Sot njerëzit shohin me përçmim politikën dhe i largohen asaj pikërisht se modelet që ajo ka ofruar nuk i kanë përfaqësuar, nuk kanë punuar për të mirën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj ky proces është sa jetik për vendin aq dhe shpresëdhënës për të gjithë ata qytetare që politikën e shohin si mision për të bërë të mundur gjëra që sot duken të pamundura. Që më në fund ky vend të ketë drejtues që mendojnë dhe punojnë për qytetarët që i kanë zgjedhur dhe për Shqipëri me më shume mirëqenie dhe mundësi për një jetë dinjitoze për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë ata që sot nuk pranojnë vetingun në politike tregojnë para të gjithëve se jo vetëm s’duan që ky vend të eci përpara me njerëz me integritet, po përkundrazi duan të vrasin çdo shpresë te njerëzve që ky vend behet nga njerëz që e duan vërtet ketë vend duke detyruar kështu që qytetaret e të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?