FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurodeputeti grek ankohet për minoritetin në Komisionin Europian

Manolis Kefalogiannis, eurodeputet grek është zgjedhur prej tre javësh është në krye të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Politikani që do ndjekë nga afër procesin e integrimit të Shqipërisë duket se ka vetëm një merak, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Në tre qëndrime publike që ka mbajtur në Bruksel dhe PE, çështja e vetme për të cilën ka pasur ankesa mbi situatën në Shqipëri është respektimi i  këtij minoriti.

Këtë e ka bërë dhe së fundi, në një letër dërguar Komisionit Europian.  Eurodeputeti grek ngre shqetësimin për regjistrimin e saktë të numrit të minoritarëve grekë në Shqipëri. Në letër ai ngre pikëpyetje për regjistrimin e bërë në vitin 2011 duke pretenduar se të dhënat kanë qenë të pasakta. Ai thotë se minoritet kanë pasur rezerva për të dhënat e këtij studimi, për shifra të pasakta.

Në rrugë zyrare, ai kërkon përgjigje për dy pyetje nga Komisioni Europian. “Çfarë hapash synon të ndërmarrë Komisioni për të siguruar të drejtën e vetdeklarimit kombëtar në regjistrimin e ardhshëm? Si do të sigurohet një qasje objektive ndaj shtresimit fetar të shoqërisë shqiptare duke pasur parasysh se sa arbitrar ishte regjistrimit të mëparshëm?”,- shprehet eurodeputeti  grek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?