FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurodeputeti: Votimi i ligjeve kundër medias, godet demokracinë dhe negociatat në Shqipëri

Reporteri për Shqipërinë në Grupin e PPE-së të Parlamentit Europian, David Lega, shprehu shqetësim për votimet në Shqipëri, ku sot Kuvendi pritet të rrëzojë dekretet e Presidentit për paketën ‘Anti-shpifje’.

Në një postim në “Twitter”, David Lega thekson se ky proces është problematik për zhvillimet e demokracisë, pasi pengon çeljen e negociatave. “Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problematike për zhvillimet e demokracisë dhe për negociatat e anëtarësimit në të ardhmen”,- thuhet në mesazhin e tij.

Ky është reagimi i dytë brenda pak orësh i përfaqësuesit të Parlamentit Europian dhe Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje, David Lega deklaroi se nëse ligjet miratoheshin në Kuvend, pa u ndryshuar do të sillnin penalizimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?