FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurodeuptetët: BE do të ndihmojë, por bëni reformat

Dy eurodeputetët, mbështetës të Shqipërisë për në BE, kërkuan që vendi të vazhdojë reformat e nisura. Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, europarlamentari Eduard Kukan u shpreh se për arritjet e Shqipërisë ka vlerësime pozitive në Bruksel.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan. Sipas tij kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor. “Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ndërkohë në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme. Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?