FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurot në “Toyota”. Balla: Basha rrezikoi aksionin, të më bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej”

Një ditë pasi Policia e Shtetit, sqaroi rrugën se si erdhën makinat ”Toyata-t” me 3.4 mln euro të kapura në Portin e Durrësit, sot ka reaguar kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla pas akuzave nga PD-ja, se ai garantoi hyrjen e 3.4 mln eurove në Shqipëri

Në një prononcim për mediet, Balla mohoi kategorisht lidhjet, ku shtoi se Lulzim Basha ka lidhje me këtë grup kriminal. Më tej, deputeti i PS-së tha se nëse i provohet edhe një lidhje e vetme me personat e përfshirë jo vetëm që lë mandatin, por është i gatshëm t’i bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej”.

“Përgëzoj policinë që aksione të tilla të ketë sa më shumë. Duke falënderuar policinë sigurisht me sa jam njohur dhe nga deklarata e policisë kam kuptuar që një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni tek një person i papërgjegjshëm, që është Lulzim Basha. Vuri në rrezik vijimin normal të aksionit. Por fatmirësisht këtë person nuk e marrin seriozisht as personat delinkuent. Që Taulant Balla nuk ka as një lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale. Jo mandatin e deputeti por jam gati të më bëhet edhe gjyqi në sheshin Skënderbej nëse me gjendet ndonjë lidhje me ta”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, deputeti socialist u shpreh se është Lulzim Basha ai që ka lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. “I them Bashës, që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me personat e lidhur me këtë çështje, por nuk do i them sot, por të enjten”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Balla tha se Basha këtë herë nuk do ia hedhë paq

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?