Eurot në “Toyota”, Balla i përgjigjet Palokës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me një status ironik pas përgjigjes që i dha nënkryetari i PD, Edi Paloka pak më herët. Pasi Balla doli sot para mediave dhe tha se do të kallëzonte në prokurori kreun e PD-së Lulzim Basha brenda kësaj jave, Paloka e pyet përse nuk e bën që sot akuzën në prokurori për të?
Nuk mungojnë as fyerjet për kreun e grupit parlamentar të PS-së, që Paloka e cilëson si “derrkuci me Toyota”. Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe Balla me një postim në Instagram.
“Meqenëse Kryetari i Partisë Babalokratike Lulthim Batha nuk kishte guxim sot të dalë vetë, por nxorri nënkryetharin vet dhe kishte merak kur kallëzohet në Prokurori për shpifje, i them: Nethër o Lulthim,” e bashkangjitur postimit ndodhet shpjegimi i fjalës Mirazh dhe fotomontazh i kreut të PD, Lulzim Basha të shtrirë në rërë.
LEXONI EDHE
- Paloka: Pse nuk qesh më Taulant Balla?
Balla: Të enjten do dëgjoni për Lulzim Bashën! - Dua edhe unë një “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro
- Taulant Balla padi penale ndaj Bashës
- 4 mln euro tek ”Toyotat”, mister emri i biznesmenit
- Vasili: Miliona euro kriminale në Durrës
- Përparim Spahiu ironizon për eurot e Durrësit
- Basha: Taulant Balla ishte garanti i parave
- Policia reagon për eurot në makinë. SHISH na njoftoi pas deklaratës së Bashës
KOHA JONË SONDAZH

