FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media britanike “Daily Mail”/Eurovizion në frikë nga hakerat rus: Mund të ndryshojnë rezultatin!

Rusët fusin frikë kudo.

Hakerat kibernetikë rusë mund të synojnë Eurovision për të ndaluar Ukrainën të fitojë çmimin kryesor.

Daily Mail shkruan se “Killnet”, një grup hakerësh pro-Putin, po kërkon të sulmojë serverët e votimit në internet në mënyrë që çmimi të mos shkojë për Kalush Orchestran, që përfaqëson Ukrainën me këngën “Stefania” dhe që është njëherësh favorite për çmimin kryesor. Këtë vit Rusia është përjashtuar nga gara e madhe e Eurovisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Telegram me logon e Eurovisionit, Killnet shkroi: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kënga e Ukrainës përmban vargun: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” – dhe është bërë edhe më domethënëse pas muajve të shkatërrimit të Ukrainës nga forcat ruse.

“Çdo vit sistemi i votimit të Eurovision ka një gamë të gjerë masash sigurie për të mbrojtur pjesëmarrjen e audiencës nga ndikimet e jashtme. Ky vit nuk do të jetë ndryshe”, -tha një zëdhënës i Eurovisionit. “Killnet” ka ndërmarrë sulme edhe ndaj faqeve zyrtare amerikanë si ajoe NASA dhe e senatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?