FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Familja në nevojë, Rama: ”Mësoni se shkolla iu nxjerr nga varfëria”(VIDEO)

Mesazhin e kësaj të diele, Kryeministri Edi Rama e ka dhënë me rastin e një familjeje në nevojë në Bultivë të Vaqarrit. Bëhet fjalë për banesën e Euglent Xhabaftit që është vizituar nga kryeministri më 9 tetor, të cilit edhe i ka treguar kushtet e vështira në të cilat jeton.

Gjatë vizitës së tij, Rama i ka kërkuar katër fëmijëve të çiftit Xhabafti që të mësojnë në shkollë duke i premtuar që shumë shpejt do të kenë një shtëpi të re.

”Mësoni sepse shkolla të nxjerr nga varfëria. Për shtëpinë do t’ju ndihmojmë ne. Do të të ndihmojmë edhe për punën. Ne do bëjmë çmos që ju vitin e ri ta festoni në një strehë të re me një televizor të bukur”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?