Fatmir Mediu: Ftesa te Ceremonia nuk paguhet, ajo jepet nga stafi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasditën e sotme, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga mediat se asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kreu i republikanëve Mediu, nëpërmjet një lidhje telefonike nga SHBA për Opinion.al, ka sqaruar se ka ftesë të personalizuar nga Kongresi dhe për të marrë pjesë në ceremoni nuk ka paguar asnjë qindarkë.

Ai tha se organizimi i ceremonisë nuk është në dorë të Departamentit të Shtetit, për kortezi, Departamenti i Shtetit, fton ose nuk fton qeveri, fton dhe nuk fton diplomat, sipas tij, eksperienca ka treguar se ka ftuar diplomat, pasi ata janë të atashuar dhe kanë akreditim në çdo vend në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me shumën e parave të paguara për të marrë pjesë në cermoni, Mediu theksoi se nuk kemi paguar asnjë qindarkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i republikanëve, tregoi, se është i ftuar në Kongres dhe Senat, si dhe në shumë institucione të tjera në Uashington.

Sipas tij, të rëndësishme janë darkat e organizuara, ku është i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?