Fatmir Xhafaj: Gënjeshtër e turpshme e Lulzim Bashës
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar sot ndaj deklaratave të Lulzim Bashës për situatën e krimit në vend. Ministri i cilëson gënjeshtra të turpshme ato që deklaron kreu i PD-së dhe shprehet se këto sulme synojnë vetëm dëmtimin e imazhit të forcave të rendit në vend.
“Gënjeshtër e turpshme! Lulzim Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”. Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra!”,- shkruan Xhafaj në një reagim në Twitter.
1/2 Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra! pic.twitter.com/gLoLB5Clmk
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) October 12, 2018
KOHA JONË SONDAZH

