“Firmosi kontratat për Klement Balilin”, ish-ministri i përgjigjet Ballës: Mashtrim
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës, se në kohën kur ishte ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.
Në një status në facebook, Panariti shkruan se nuk ka kontratë të lidhur nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga ai vet me trafikantin, Kelmend Balili.
“Ky është një mashtrim, lehtësisht i verifikueshëm dhe i hetueshëm. Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë”, shkruan më tej Panariti.
Postimi në Facebook i Edmond Panaritit
Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!!
Ky është një mashtrim…lehtësisht i verifikueshëm dhe i hetueshëm… Keni një vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!!
Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale.
KOHA JONË SONDAZH

