Fjalimi prekës i Rudina Hajdarit: Qëndroj sot para shtatores tënde, jo thjeshtë si e bija para babait
Sot në Tropojë u inaugurua shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Mes shumë fjalimeve ishte dhe ai i vajzës së tij, Rudina Hajdari, e cila sot është deputete e Partisë Demokratike.
Më poshtë mund të lexoni fjalimin e mbajtur për inagurimin e shtatores së Azem Hajdarit
***
Të dashur studentë të Dhjetorit, bashkëluftëtarë të Azem Hajdarit!
Ju uroj mirëseardhjen në këtë ceremoni madhështore!
Më lejoni pikësëpari, të falenderoj nga zemra, në emrin tim dhe të familjes Hajdari, ideatorët, artistët dhe organizatorët, të cilët realizuan shtatoren e Azem Hajdarit.
Gjithashtu falenderoj Partinë Demokratike dhe Kryetarin e saj Kryetarin e saj për mbështetjen e këtij eventi.
Mirënjohje për të gjithë miqtë tanë që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga të gjitha trojet shqiptare.
Falenderim dhe vlerësim të veçantë për bashkatdhetarë tanë të diasporës në botë dhe, vecanërisht atyre në SHBA, të cilët e pritën Azemin në Amerikë që ditën e parë të lirisë dhe nuk iu ndatë deri sot, me mbështetjen tuaj fisnike!
Të nderuar motra dhe vellezer Tropojan,
I dashur babi im, Azem Hajdari, mirëseerdhe në vendlindjen tënde, për të qenë këtu përgjithmonë i gjallë mes populli të Tropojes, si një pishtar lirie që nuk shuhesh kurrë!
Nuk është rastësi që ky vend ty, të rriti, të brumosi me vlerat dhe cilësitë më të mira e të guxim dhe të dha zemer të luftoje komunizmin. Vështirsitë e relievit, por krenaria e këtyre majave nga njëra anë dhe mjerimi ekonomik i asaj kohe kur ti u rrite e u përballe me një varfërie dhe perpjekje te perditshme per nje te ardhme me te mire, stë lëshuan kurrë besimin në Zot. Ky vend ty të dha forcën të luftoje dhe të rrëzoje muret e diktaturës më të egër të Europës.
Zonja dhe zotërinj,
Unë qëndroj sot para shtatores tënde, jo thjeshtë si e bija para babait, por së bashku me ju, jemi për të nderuar heroin e demokracisë, tribunin e lirisë dhe të pavdekshmin, Azem Hajdarin.
Azemi ishte dhe mbetet frymëzim për çdo gjeneratë, kudo që ka ata shqiptarë. Ai ishte një idhull për çdo të ri dhe të re, për çdo njëri të mjatë apo të djathë, përtej politkës, Shqiptaria dhe Shqiptarët dhe kushdo në botë të vlerson si heroin që luftove me shpirt për Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Azemi dhe studentët e Dhjetorit, nuk e kishin mësuar demokracinë në shkolla apo universitete. Por, historia e Tropojës, historia e Kosovës, historia e kombit shqiptar ishte baza mbi të cilën ata ngritën idealet e Dhjetorit për një Shqipëri të Lirë, Demokratike dhe të integruar.
Në përpjekjet e tij për të realizuar këto ideale, Azemi, për vite më radhë ndeshi shumë pengesa dhe vështirësi Por ai kurrë nuk u përkul, kurrë nuk u ndal në rrugën e tij për demokracinë e Shqipërisë.
Demokracia , integrimi I Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës, ishin kryefjala e ligjirimit tij politik.
Tashmë që Kosova është e lirë ,e pavarur dhe, pavarësisht vështirësive, ajo nuk ndalet në forcimin e institucioneve të veta dhe në konsolidimin e demokracisë.
Sfidat që janë sot para Shqipërisë dhe Kosovës mbeten të mëdha.
Prandaj ne duhet të punojmë sa më fort dhe sa samë ngushtë me njëri – tjetrin për ti cuar këto ideale të Azemit, deri në fund.
Ne duhet të kontribuojmë realisht dhe më me zemër, për shtetin e së drejtës, për zhvillimin dhe prosperitetin europian shqiptarëve , në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Luginë të Preshevës.
Projeksioni ynë për integrim euro-atlantik, ka të njëjtën mbështetje si në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë, në Shkup apo në Preshevë. Ky bashkim idealesh dhe perspektive europiane na bën më të fortë dhe roli ynë në rajon do të jetë gjithnjë e më i madh!
E frymëzuar nga idealet demokratike për të cilat luftoi dhe ja përkushtoi jetën Azem Hajdari, dhe e mbështetur nga të gjithë shqiptarët e mi që më zgjodhën deputetë për t’u ulur në karrigen ku ishte ulur babai im, zotohem se do të qëndroj gjithmonë në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe mbeshtetur interesin e kombit tim dhe shqiptarëve kudo.
Ju Faleminderit!
KOHA JONË SONDAZH

