FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fleckenstein: Jo bojkot të Parlamentit!

Europarlamentari Knut Fleckenstein shpreson që të mos ketë bojkot të Parlamentit nga ana e opozitës, por dialog mes palësh. Deklarata është bërë pas një takimi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Bruksel me eurodeputetin.

“Shpresoj të mos ketë bojkot të Parlamentit por dialog mes palësh. Ne ramë dakord që palët të vijojnë dialogun për dekriminalizimin. Sepse shqetësimi i këtushëm është që ky ligj nuk po zbatohet”, është shprehur z. Fleckenstein.

“Bisedova me zotin Fleckenstein mbi reformat që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të reformimin të sistemit të sigurisë në tërësi. Por edhe mbi reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, të cilat garantojnë rezultate të qëndrueshme në kohë, në raport me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor”, u shpreh ministri Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja “Prenga” është rikthyer në vëmendje edhe nga eurodeputeti, i cili ka kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje. Ndërsa minsitri Tahiri është shprehur se përgjigja më e mirë për situatën nuk është bojkoti po miratimi i akteve nënligjore dhe zbatimi sa më i shpejtë i ligjit të dekriminalizimit./TCh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?