Flet Aleksandër Meksi për 12 dhjetorin 1990

Flet Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i parë i Demokracisë, njeriu që bëri Reformat më të vështira të kalimit nga sistemi komunist në atë kapitalist.

Ndonëse nuk ishte dje në festën e organizuar nga lidershipi i Lulzim Bashës në Pallatin e Kongreseve,  Aleksandër Meksi ka zgjedhur të urojë përvjetorin e PD ditën e sotme.

Postimi i Aleksandër Meksit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës. Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Swiss Digital Mobile Reklama

12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar. Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet. I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?