Folshqip.al: Saimir Tahiri dorëzon funksionet politike në PS

Saimir Tahiri ndodhet në situatën më të keqe politike. Burime të mirëinformuara nga PS bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka dhënë ultimatum ish krahut të tij të djathtë, që të bëjë një akt politik, të pranojë së paku “njollën morale” ose të pranojë që është “një dru i shtrembër midis rilindasve” siç e etiketoi pak më parë Rama publikisht. Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i ka dërguar mesazh deputetëve të tij që deri sa situata të zgjidhet ata duhet të tregohen “të ftohtë”, pra as mos e godasin dhe as mos e mbrojnë njeriun e “policisë që duam”.

Vetë Tahiri u ka pranuar njerëzve të tij të afërt, se ai është i vendosur në karantinë nga ish kolegët e tij dhe celulari me po të njëjtin numër si më parë, i bie rrallë e më rrallë.

Përndryshe ai është kërcënuar me faktin se Rama do të dalë vetë publikisht për t’u distancuar me të. Shenja të këtij distancimi u dhanë që dje me deklaratën e kryeministrit që thoshte se drejtësia nuk do të pengohet. Ajo u bë më e fortë sot me përmendjen e togfjalshit “një dru i shtrembër midis nesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të mirëbesuara pranë Saimir Tahirit tregojnë se ai në darkë do të nis një deklaratë shtypi mediave ku pranon dorëzimin e gjithë funksioneve politike në PS. Pra do jap dorëheqjen nga kryetar i PS së qarkut Tiranë si dhe nga kordinator kombëtar i PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

(marrë nga www.folshqip.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?