FOTO/ Asnjë projektligj, Kuvendi mblidhet vetëm për interpelanca. Shtyhet debati me Ramën

Në rendin e ditës për seancës parlametare së ditës së enjte, bie në sy fakti që nuk do të ketë votim për asnjë projektligj.

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Pas kërkesës së PD-së, sot është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, e cila ka vendosur që mocioni të zhvillohet në datë 15 mars, për shkak të ngarkesës së agjendës së Kryeministrit Rama, i cili për dyu javët e ardhshme do e ketë të pamundur përballjen me opozitën për këtë çështje.

Ashtu si javën e kaluar, pjesa më e madhe e debatit u zhvillua mes deputetëve dhe Ministrave të thirrur për interpelancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj radhe, është thirrur për interpelancë urgjente nga 7 deputetë të LSI, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus ishte ligji për arsimin e lartë, për të cilin mungojnë aktet nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar brenda 9 muajsh nga hyrja në fuqi, por kanë kaluar 2 vite e disa muaj. LSI e konsideron këtë një shpërdorim të detyrës, që ka krijuar kaos në universitetet publike duke rritur kostot e studimeve. Po ashtu, u mbajt një tjetër interpelancë edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ministrja dha shpjegimet e saj lidhur me ecurinë e kontrollit shëndetësor bazë, si dhe do të japë informacion për analizat e rezultateve të deritanishme.

Seanca e datës 22 Shkurt do të niste me betimin e deputetit të ri të PD në qarkun e Beratit, Astrit Veliaj.

Sipas rendit të ditës, pas interpelancave do të vijohej me miratimin e përbërjes së nënkomisionit parlamentar “Për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas”, i cili do të kryesohet nga Eglantina Gjermeni. Ngritja e këtij nënkomisioni do të votohej në unanimitet me 119 vota pro.

5 anëtarë  të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PS, 1 nga LSI dhe 3 nga PD, e cila nuk ka propozuar anëtarët e saj.

Në fund, deputetët votuan për emërimin e anëtarëve të Bordit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. /H. Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?