FOTO/ Momente dramatike tek Liqeni i Thatë: Familja Peti kundërshton shembjen e shtëpisë
Momente dramataike është duke kaluar familja e Klajdi Petit në periferi të Tiranës, shtëpia e së cilës është rrethuar nga forcat e IKMT-së dhe Policia për t’u shembur.
15 familjarët janë në godinë, disa në ballkon dhe njeri në çati, vetë kryefamiljari, duke kërcënuar se do të japin jetën dhe nuk do të lejojnë shembjen.
Kreu i INUV është duke negociauar me kryefamiljarin që pretendon se ka kërkuar legalizim që vitin 2015, por si duket nuk ka zgjidhje, sepse banesa është ngritur në zonë të mbrojtur dhe do të shembet pa asnjë hezitim.
Kryefamiljari shfaqet në ballkon duke tunduar dokumentat, të cilat askush nuk ia merr parasysh. Gruaja e tij ka shpërthyer në lot dhe policia e ka larguar prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH




