FOTO/ Rritja e çmimit të naftës, revolta popullore gati. Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Ndërkohë që taksat sa vijnë e rriten, kjo e hënë pritet të rikthejë bujshëm bashkimin popullor kundër kësaj padrejtësie. Referuar rritjes së çmimit të nafrës, por jo vetëm, ditën e sotme ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale një poster, i cili i fton qytetarët të protestojnë ditën e nesërme.

Protesta nuk pritet të udhëhiqet nga ndonjë parti politike, por do të jetë thjesht në kuadrin e një bashkimi qytetar, për të shprehur indinjatën e tyre kundrejt projektligjit të qeverisë, që parashikon ngritjen me 20 lekë për litër të naftës.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, kjo është ajo çfarë shkruhet në një postim që është bërë viral në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?