FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto të Udhëheqësit të PS dhe të Qeverisë

Edi Rama, që ka një urdi me njerëz të propogandës pas vetes, është kujdesur të dalë në foto sa me “largpamës”, ku gjoja mendohet para detit. Apo ku me dorën treguese të tij, të hap horizontet nga ku do shkojë Shqipëria.

Fotot duken artistike, por duke ditur se si janë bërë dhe pse u postuan në facebookun e kryeministrit, del ana groteske e tyre. E gjithë vizita në Vlorë është propogandë, fasadë.

Endri Fuga dhe shpura e tij rrijnë me orë vetëm që të kapin foto të tilla ku Udhëheqësi të dalë bukur, e ku ndërkohë Rama nuk e ka mendjen se ç’thonë Damian Gjiknuri apo kryebashkiaku i Vlorës, por rri në pozicion se si të dalë fotografia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fliste e dërdëlliste sot kryebashkiaku vlonjat, por kryeministri shikonte në bisht të syrit se ku ishin vartësit për foto, rrinte në pozicion si model që të dilte bukur dhe largpamës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?