Franca çuditet dhe pyet: “Shqipëria vend i sigurt, pse ka qindra kërkesa për azil”?
Franca regjistroi 85,000 kërkesa për azil gjatë 2016, ku zyrtarë të emigracionit kanë vënë në dukje një rritje të mprehtë në numrin e refugjatëve nga Sudani, Shqipëria dhe Afganistani.
Pascal Brice, drejtor ekzekutiv i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe personave pa shtetësi, ka thënë: “Kjo paraqet një rritje prej 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2015, ku 80.000 emigrantë aplikuan për azil në Francë”.
Brice tha se Franca kishte miratuar “më shumë se një të tretën”, 38 për qind e kërkesave për azil në vitin 2016, krahasuar me 31 për qind në vitin 2015.
Brice tha: “Pesë vende përfaqësojnë 40 për qind të kërkesës totale, me disa 6,000 aplikime secili. Shqipëria, e cila, çuditërisht është konsideruar si një vend i sigurt, qytetarët e saj kërkojnë azil”.
Zyrtarët e migracionit mbeten të habitur se pse shqiptarët, që vijnë nga një vend i “sigurt” dhe nuk janë larguar nga atdheu i cili nuk është në luftë, po kërkojnë azil në Francë.
Më shumë se 5700 shqiptarë kanë kërkuar azil në Francë në vitin 2016. Por, ata janë të klasifikuar si emigrantë ekonomikë dhe si rezultat, vetëm 16 për qind e tyre kanë marrë azil vitin e kaluar. Pjesa tjetër, 84 për qind u dëbuan dhe u kthyen në Shqipëri.
Brice tha Le Monde: “Ata që kanë marrë statusin e refugjatit janë, për pjesën më të madhe, femra dhe viktima të abuzimit. Dhe disa kanë qenë të detyruar të largohen nga Shqipëria për shkak të gjakmarrjes”.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

