Franko-shqiptari, Julien Roch- njeriu që magjepsi presidentin francez. Roch mbetet njeri me integritet

Në Shqipëri ndodhet që prej viteve ’80 një francez me emrin Julien Roch, i cili ka kontribuar në zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë shqiptare. Ai ka qenë përherë mik i medias së lirë shqiptare.

Krahas dekorimit të Ismail Kadaresë, fjalëve të mira që zgjodhi për Lorik Canën Presidenti i Francës Emanuel Macron nuk mungoi të falënderojë në darkën e shtruar në pallatin e brigadave një nga biznesmenët më të njohur francezë në Shqipëri Julien Roche. I ardhur në vendin tonë që në mesin e viteve ’80, i gjendur këtu në momentin e ndryshimit të regjimeve, Roche krahas shumë bizneseve të tjera u bë i njohur edhe si një nga pionierët e zhvillimit të mediave private në vend. Ai ka qenë njëkohësisht themelues i revistës Klan e më pas i TV Klan, pronar i Albania Daly News dhe krijues ndër vite i mbi 40 kompanive në fusha të ndryshme, shkruan lapsi.

Ndërmjetësues i ardhjes së shumë bizneseve në Shqipëri, Julien Roche, që e kalon prejsën më të madhe të kohës në këtë vend është njëkohësisht edhe president që prej vitit 2012 i Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për këtë angazhim të gjatë presidenti Makron tha: “Më lejoni të bëj një nderim të veçantë për bashkëatdhetarin tonë Julien Roche, i vendosur në Shqipëri që nga fillimi i viteve ‘80, simbol i gjalle i tranzicionit, President i Dhomës se Industrise dhe Tregtise France-Shqiperi, i cili është , me mbështetjen e çmuar te 2 ambasadorëve tanë, zejtar i palodhur i forcimit te bashkëpunimit tonë ekonomik, rrugë në të cilën ne duam të shkojmë shumë më përpara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?