FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Furtuna” në Elbasan/ Reagimi nga PD, deputeti: Gallatë…

Pas furtunës me shkarkimet dhe shkrirjes së policisë së Elbasanit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD-ja. ËShtë deputeti i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, ai që përmes një postimi në facebook, e quajtur këtë vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, një gallatë të madhe.

Boçi shkruan në “Facebook” se nuk po merret vesh pse u shkarkuan, pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht. Përmes ironisë, deputeti sjell në vëmendje një fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë “Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë”.

“Gallatë e madhe me policinë e Elbasanit. Nuk po merret vesh i shkarkuan pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht!??? Hajde ta gjesh gabimin. Në Elbasan ka nje fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë: “Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë””, shkruan deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?