Fushata, Basha mbledh krerët e PD-së në rrethe: Do shkojmë në zgjedhje
Një ditë pas nënshkrimit të memorandumit të aleatët e koalicionit të djathtë për zgjedhjet e 18 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç votimit elektronik.
Basha hodhi poshtë çdo skenar të mos pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
Ai tha se PD duhet të angazhohet me një aksion të shumëfishtë në terren për zgjedhje të lira e të ndershme, por dhe të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me të cilët Basha synon të fitojë zgjedhjet
“PD merr pjesë në zgjedhje dhe ato do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër, ne do përballemi me zgjedhje të lira e të ndershme e do të fitojmë. Asnjë minutë kohë nuk duhet të harxhojmë. Nxjerrja e Shqipërisë nga kriza Rama kërkon më të mirët dhe më të mirët duhet të kemi”- theksoi Basha.
Gjatë një takimi me krerët e PD në rrethe, Basha pohoi se kjo do të jetë mënyra e vetme dhe e duhur për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.
“Mercenarët po përpiqen që të na japin si arsye kohës, se s’kanë kohë për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Koha për zgjedhjet të lira dhe të ndershme nuk mbaron kurrë ti lyejnë me gjalpë dhe t’i hanë për vete, se shqiptarët nuk i hanë.
Çdo kush duhet të matet mirë që shqiptarët të pranojnë një standard të papranueshëm.
Kjo qeveri nuk mund të fshihet pas një gjethe fiku, por duhet t’i thotë shqiptarëve që pse nuk pranon votimin elektronik.
Duhet të na thonë pse. Nuk na ra nga hëna kjo, pasi i kapën zgjedhjet.
I vjedhin i dhunojnë, pastaj i tallin me propagandën e përditshme. I vjedhin zgjedhjet dhe nuk kanë respekt për vendin.
Në një vend ku nuk ka respekt për zgjedhjet qeveria nuk mund të dhunojë qytetarët.
Nuk ka skenar tjetër, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do fitojmë.
Ndaj nuk do harxhojmë ë asnjë kohë.
Brenda datës 15 shkurt, sipas përcaktimit të vendimit të marrë dje, të gjitha strukturat e PD do nisin një proces të hapur dialogu, me shoqërinë cilivile rininë, botën akademi, me të përndjekurit, pronarët, intelektualët, për të evidentuar potencialet me të mira intelektuale.”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

