Fushtata/ Pas debateve në grup, Basha mbledh Kryesinë e PD-së, nesër takim me krerët në rrethe
KryedemokratiLulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e PD-së pak orë pas mbledhjes me grupin parlamentar demokrat, menjëherë sapo u mbyll seanca e parë plenare e 2017-ës.
Basha ka bërë një rezyme të takimit të koalicionit opozitar duke folur për memorandumin e nënshkruar, ku një nga pikat kryesore është ajo për votimin elektronik.
Ai tha se ky memorandum trajton pikërisht lirinë e votës.
“Zgjedhjet e ardhshme janë zgjedhjet që pret dhe dëshiron çdo shqiptar.
Sot nënshkruam një memorandum që trajton çështjen më të rëndësishme për shqiptarët, lirinë e votës.
Moskriminalizimi i zgjedhjeve, aksesi mediatik i barabartë, spikat propozimi ynë për votimin elektronik”, informoi Basha.
Ndërkohë mësohet se mbledhja po vijon me dyer të mbyllura, ku temë e diskutimit mësohet të jetë organizimi i strukturave të PD-së në bazë, ku Basha pritet të delegojë dhe drejtuesit që do të bëjnë dhe rakordimin e degëve të PD-së me qendrën. Për këtë çështje Basha do të presë në një tjetër takim paraditen e nesërme me të gjithë krerët e PD-së në bazë të cilët do t’iu komunikojë dhe emrat e drejtuesve të fushatës në bazë, si dhe do t’u kërkojë atyre nisjen e takimeve intensive me qytetarët derë më derë.
KOHA JONË SONDAZH

