FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gara për kreun e KQZ, Majko: Po shqyrtohen kandidatët, ja kush meriton vlerësim

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko është ndalur sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tek gara për kreun e Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve.

Majko u shpreh lidhur me ecurinë e procesit, duke pohuar se tashmë Komisioni i Ligjeve po shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët. Ai pohoi se do të ketë intervista publike për të gjithë ata që kanë aplikuar për këtë post.

Deputeti socialist theksoi më tej se pas këtyre intervistave do të bëhen edhe eliminimet përkatëse, dhe do të vijohet më tej me procesin vetëm me ata kandidatë që do të kalojnë këtë fazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komisioni i Ligjeve po shikon dokumentet e kandidatëve. Do të ketë intervista publike për kandidatët, dhe pas tyre do të bëhen edhe eliminimet përkatëse. Denar Biba dhe Lefterie Lleshi meritojnë vlerësim”, tha deputeti Majko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?