Gaz Bardhi: Dy katet e Bashës janë aty. Shqiptarët e shohin kush është në aleancë me kullat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Merrini me të qeshur aktet joserioze të kolegut Basha. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës t’i mbajë në xhep e të mos ia shohin njerëzit të marrë çdo vendim. Por katet janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po shohin kush janë në aleancë me kullat.

Mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve, por do të dalë bllof sepse ai është përjashtuar nga PD me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarëve të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’ka gjë më të rëndë se të shpallë non grata anëtarësia e partisë tënde. Akt më të rëndë se ky për një ish kandidat për kryeministër, ish kryetar partie. Aktet e atyre që janë vetëshpallur anëtarë, merrni me të qeshur. Mos i merrni seriozisht aktet e Bashës, janë e vetmja strukturë politike që mblidhen për të përjashtuar”, tha Bardhi në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?