FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Genc Gjokutaj: Kryeprokurorja u zgjodh nga Rama

Avokati Genc Gjokutaj shprehet se zgjedhja e prokurores së “përkohshme” ishte e paracaktuar. Gjokutaj ka renditur faktet që tregojnë një gjë të tillë, duke u ndalur te proçedura, që nuk parashikohet nga Kushtetuta.

Në këtë aspekt, Gjokutaj shprehet se asnjë ligj i veçantë nuk mund të prevalojë mbi Kushtetutën, duke shtuar se kjo mënyrë zgjedhjeje parashikohej nga një ligj i veçantë. Sipas avokatit, një tjetër fakt është se prokurorja e zgjedhur ishte e treta në renditje dhe jo e para.

Gjokutaj tha se gjithashtu kryeprokurorja u zgjodh pa veting, që përbën një tjetër shkelje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, referuar asaj që ndodhi Kryeministri Rama zgjodhi ligjin, qoftë ky edhe i veçantë, përpara zbatimit të Kushtetutës, ndërsa e cilësoi seancën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme si jo normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?