Gjekmarkaj përplaset me Tritan Shehun: Dyrdyli që ka nxjerrë preshin nga “shishja”

Deputeti Agron Gjekmarkaj është përplasur me deputetin Tritan Shehu lidhur me zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Agron Gjekmarkaj ka ironizuar fitoren e Sali Berishës, teksa ka thumbuar Tritan Shehun dhe Albana Vokshin, duke i cilësuar ata si “zgalemet e epokës së re”.

Revolucioni që marshon”, po jep sihariqe !

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anembanë!”, shkroi Agron Gjekmarkaj në Facebook.

Ndërsa Tritan Shehu ia kthen: 

Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per „profesorin“ e vetëshpallur Gjekmarkaj!

E inkurajoj të vazhdojë të shkruajë të tilla „bejtë“, se ndoshta ndonjë ditë kështu mund te kuptojë realitetin e tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurrë, ndërsa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes.

“Në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshioj t’i them se nuk me shqetëson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresën time, njelloj si tingujt që nxirtë “Gomari shkrimtar”!

Përkundrazi më zbavisin shumë, duke kuptuar deri ku mund të arrijë pa aftësia dhe mendjengushtësia për të shkruar e dikujt, që kërkon të paraqitet si shkrues!

E gjithë kjo më kujton favolën “Gomari shkrimtar” te Jutta Person.

Pra e inkurajoj të vazhdoj të shkruaj, sa më shumë të tilla “bejtë”….

Vetem diçka, por kjo eshte ceshtje e tij….

Kështu veçse gjthmonë dhe më shumë ne pah problemet që qëndrojnë brenda tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurrë t’i kuptonte.

Sidoqofte le të shpresojmë se Agroni do t’ia arrijë një ditë se paku kësaj!

Dhe për ta ndihmuar po i bashkëngjis favolën “Gomari shkrimtar!”.

Përgjigjja e dytë e Gjekmarkaj: 

Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja” për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen. E paska lënduar “plagën” së dyti, një heroizëm që ai e bën për Doktorin e vertetë herë pas here. Të dy bashkë po e udheheqin “revolucionin” drejt fitores, drejt së nesërmes”.

Për t’i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja qerratait!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?