Gjiknuri: PS e gatshme për votën e emigrantëve, KQZ të çojë para procesin

Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u shpreh sot në Konferencën Kombëtare e organizuar nga KQZ dhe OSBE, se ka ardhur koha që procesi për të mundësuar votën të ecë para.

KQZ është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi një regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do llogaritet aty. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e këtyre listave”, u shpreh ai.

Gjiknuri deklaroi se PS është gati edhe për Reformën Zgjedhore, ndërsa u ka bërë thirrje palëve politike që të marrin pjesë në Komision dhe të fillojë puna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?