Gjiknuri takon këshilltarin e Trump, thotë se SHBA…(FOTO)
Pas votës që Shqipëria dha kundër SHBA-së në OKB, u fol gjatë për raportin me aleatin më strategjik të Shqipërisë, aty ku zërat flisnin edhe për ndërprerje të mbështetjes.
I gjendur në Uashington, në kuadër të vizitave zyrtare, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka pasur një bisedë miqësore edhe me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.
Në një postim në facebook, Gjiknuri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjërë.
“Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë” shkruan Gjiknuri.

KOHA JONË SONDAZH

