FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha Brukselit: Na jepni rekomandimin për çeljen e negociatave, shtysë për zbatimin e reformave

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në Bruksel, ku ka kërkuar dhënien e rekomandimit për çeljen e negociatave.

Ministrja Gjosha u shpreh gjatë takimit se Shqipëria meriton një raport pozitiv për përmbushjen e 5 prioriteteve nga Komisioni Europian vjeshtën e këtij viti. Treguesi më i qartë, sipas ministres Gjosha, i angazhimit që ka vendi për të avancuar me procesin e integrimit, është reforma në drejtësi si themeli i konsolidimit të shtetit të së drejtës.

“Miratimi konsensual i kësaj reforme ishte arritje e madhe për shqiptarët, për të gjitha partitë politike. Gjetja e konsensusit dëshmoi për një vullnet që i shërben zhvillimit të Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të nxisim dialogun politik edhe në vazhdim”, tha ministrja Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja u shpreh se me këtë reformë, vendi plotësoi edhe kushtin madhor për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë hapa pozitivë që Shqipëria ka bërë dhe ne jemi të bindur se marrja e një rekomandimi për çeljen e negociatave, një raport pozitiv nga Komisioni do t’i shërbenin jo vetëm implementimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, por është shtysa më e mirë për zbatimin e të gjithë gamës së reformave të tjera që ne synojmë të ndërmarrim për të forcuar shtetin e të drejtës dhe për të zhvilluar ekonomikisht vendin”, tha ministrja Gjosha.

Komisioneri Hahn shprehu vlerësimet e tij për reformën në drejtësi, duke inkurajuar Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit. Komisioneri u shpreh se përmes rezultateve të reformave Shqipëria do të avancojë në axhendën europiane, si e vetmja rrugë për progres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?