Gjosha: Front opozitar, posti i Ramës i pavlerë
Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, qëndron në një linjë me kreun e PD-së, ku është shprehur se momenti kërkon një front opozitar ndaj qeverisë. Në një postim në facebook, deputetja e LSI-së shkruan ndër të tjera se posti i Kryeministrit sot është më shumë se i pavlerë.
”Ditë jo e thjeshtë kjo e sotmja për qytetarët e një vendi që për 27 vite kanë ëndërruar pafund për një Shqipëri europiane, por mbi të gjitha për një Shqipëri normale! Çfarë situate absurde?! Kjo nuk është më çështje emri apo individi, kjo është çështje kulture politike që kryeministri po rrënjos çdo ditë. E ndoshta nuk duhet të habitemi për sa kohë kjo qeveri erdhi ne pushtet me votat e blera dhe në lidhje të ngushtë me krimin”,-shkruan Gjosha.
Ish-ministrja bën thirrje për një ndërgjegjësim qytetar për këtë fenomen. ”Ajo ç’ka na mbetet në dorë është ndërgjegjësimi qytetar për të ndalur sëbashku këtë fenomen që po na merr frymën. Mënyra e vetme është fronti opozitar jo vetëm i partive politike por i partive bashkë me forcën e madhe të qytetarëve shqiptarë”.
Në fund, Gjosha i drejtohet Kryeministrit duke i thënë se arroganca e tij është kthyer në ankth. ”Sot arroganca ju është kthyer në ankth, sot posti juaj është më i pavlerë se kurrë Z. Kryeministër!”:
KOHA JONË SONDAZH

