FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjosha: Vetting-u në Kushtetuese s’pengon çeljen e negociatave

Ndryshe nga sa pretendon Partia Socialiste, dërgimi i Ligjit të Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nuk pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Garancia vjen nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë një interviste për Report Tv.

“Vettingu është një ndër ligjet më të rëndësishëm sepse prej aty fillon reforma, skanimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vettingu tashmë ka hyrë në fuqi, pavarësisht se është dërguar në gjykatë, ai do të vazhdojë zbatimi i tij dhe për aq kohë sa është futur dhe në kushtetutë, nuk është antikushtetues, por nuk besoj se do të kemi problematikë për këtë shkak në nëntor për negociatat. Por kjo nuk do të thotë që palët nuk duhet të tregohen më të përgjegjshme e më të matura kur bëhet fjalë për ligje kaq të rëndësishme si ato të reformës në drejtësi”, u shpreh Gjosha.

Sipas saj, ligji ka nisur tashmë zbatimin e tij, ndërsa thekson se Shqipëria pas përmbushjes së këtij kushti pret nga Bashkimi Europian që të mbajë fjalën dhe të japë rekomandim pozitiv për negociatat. Brukseli publikon muajin e ardhshëm progres-raportin dhe sipas Gjoshës rekomandimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv. Sipas Gjoshës, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara, drejt përmbushjen e reformave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka plotësuar një ndër kushtet themelore tashmë dhe Komisioni Europian por dhe vendet anëtare duhet të mbajnë fjalën ndaj Shqipërisë”, thotë Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në intervistën e saj për Report Tv, ministrja flet dhe për situatën me kanabisin në vend.

Në ditët e para të nëntorit pritet dhe rekomandimi i Komisionit Europian, për hapje të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por, ky rekomandim mund të shoqërohet me kushte shtesë në mënyrë që Shqipëria të përfitojë çeljen e negociatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?