FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyshi i Xhisielës: Ishalla martohet me Rexhepin

Në këtë banesë në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, u rrit dhe jeton Xhisela Maloku. Në kushte të vështira ajo ka përballuar jetën prej 20 vjetesh, vetëm më nënën dhe motrën e saj më të vogël, ku varfëria dhe skamja mbizotëron kudo. ABC News pa nga afer banesen e saj. Gjyshi i saj, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për të na pritur dhe për të na treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.”

I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur.

“Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke ngatërru të mëdhenjtë.”

Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC News nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?