FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia s’ka alibi ndaj Shqipërisë: Nëse doni integrimin, harroni çështjen çame

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, e konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane. Nga ana tjetër, në një takim me forcat e armatosura, ai shprehet se fqinjët duhet të respektojnë të drejtën e minoriteteve dhe atë të pronave.

Presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopulos, ka përsëritur qëndrimet tashmë të njohura për marrëdhëniet me Shqipërinë, por kësaj here ka përfshirë në deklaratat e veta edhe çështjen çame.

Pavlopulos ka deklaruar se “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen e Çamërisë”, dhe ka shtuar që “nëse Shqipëria dëshiron të ketë perspektivë europiane, më mirë të mos kujtojë se çfarë konsiston historia e të ashtuquajturve çamë gjatë mizorisë naziste në Greqi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavlopulos i ka bërë këto deklarata gjatë një ligjërate para oficerëve të shtabit të aviacionit dhe të armatës së parë, në Larisa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke vazhduar me Shqipërinë, Presidenti grek ka përsëritur gjithashtu se nga vendi fqinj nevojitet zbatimi dhe respekti i të drejtës ndërkombëtare dhe asaj europiane “dhe kryesisht respekt të të drejtave të njeriut, qoftë kjo e drejta mbi pronën, qoftë të drejtat e minoriteteve”.

Po ashtu respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane ka kërkuar Pavlopulos edhe nga Maqedonia fqinje.

Për çështjen e emrit, Presidenti grek ka theksuar që “emri duhet të përjashtojë çdo lloj irredentizmi, por edhe të bëhen gjithë ndryshimet e domosdoshme në Kushtetutë, si dhe të jepen garanci që përjashtojnë irrredentizmin dhe ndryshimin e kufijve”.

Të njëjtën ditë me zhvillimin e manifestimit të protestës kundër përdorimit të emrit Maqedoni, Presidenti grek ka deklaruar se “çështjet kombëtare të Greqisë janë edhe çështje të familjes së gjerë europiane”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?