Grida Duma i kthehet Ballukut: Energjinë po e subvencioni me taksat e shqiptarëve, jo nga xhepi juaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur ministres Balluku e cila tha sot në Kuvend se “opozita po e nxin Shqipërinë”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Duma tha se subvencionimi i qeverisë për faturat e energjisë, për të cilat po flitet aq shumë, po paguhet nga taksat e qytetarëve, dhe jo nga “xhepi” i ministrave të qeverisë.

“Nuk është çështja ta nximë Shqipërinë apo jo. Nëse flasim për miellin e për vajin, përveç faturës që po subvencionohet me taksat e shqiptarëve. Ata që jetojnë nën minimumin jetik, Maqedonia Mali i zi e ka. Pastaj të mos diskutojmë për TVSH, por të përcaktojmë kush është shporta. Për këtë paguhen taksat”, tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?