FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grupi i PD-së/Berisha: Misioni ynë të kthejmë besimin

Grupi parlamentar i PD-së, i mbledhur sot nga kryetari Lulzim Basha, ka diskutuar hapat që duhet të ndërmarrë për të realizuar zgjedhje të lira dhe ndershme në vend, për kundër kundërshtimeve të mazhorancës.

Deputetët demokratë kanë dhënë propozime të ndryshme, si për shembull, bojkotin e Kuvendit dhe protesta mbarëpopullore, por aty ka pasur edhe kundërshti e hezitime nëse këto hapa do të kishin efekt.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalën e ka marrë më pas, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u ka kujtuar deputetëve një model ku opozita nguli këmbë fort, por në fund fitoi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pika më kritike në 4 vjet ka qenë dekriminalizimi dhe për të sakrifikuam 6 muaj, por ia dolëm. Sot i gjithë territori është mbushur me banda të ministrave dhe deputetëve, ndaj opozita duhet të përdorë gjithë potencialin e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Misioni ynë është të rikthejmë besimin në institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”,- theksoi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?