Habilaj ”mollë sherri”, Pollo: Komente prej rrugaçi. Bushati: O Salikuq kërko ndjesë

Një seancë dëgjimore për ecurinë e Shqipërisë tek procesi i anëtarësimit në BE, përfundoi me debat dhe sharrje mes qeverisë dhe opozitës. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u përfshi në një sherr me kryetarin e Komisionit të Integrimit, deputeti i PD-së Genc Pollo.

DEBATI

Bushati: Kaq shume e keni permendur krimin e organizuar, kanabisin sa që kam frikë se do vij Hollivudi për të bërë një film për mafian shqiptare…

Swiss Digital Desktop Reklama

Pollo: Po kushuri i famshëm, Moisi Habilaj duhet të ketë një rol në këtë film që do xhirohet??

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati: Agjentë të specializuar do vijnë në Shqipëri për të kontribuar për fazën e re të luftës ndaj krimit të organizuar.

***

Ditmir Bushati: Komisioni drejtohej më mirë nga Majlinda Bregu. Ti nuk je simboli i ndershmërisë këtu.

Genc Pollo: Lëri këto komente prej rrugaçi.

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugaç Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun.

Genc Pollo: Në mënyrë të paprecendentë në ekspericën time parlamentare…ka mundësi të mbyllësh gojën dhe mikrofonin.

Ditmir Bushati: Kërko ndjesë të madhe për ndotjen që shkaktove.

Genc Pollo: Që të mos kemi nevojë për shërbimet e gardës.

Ditmir Bushati: Po lëri shërbimet e Gardës. Salliun kuq nuk e bën dot me mua. Erdha këtu për ti dhënë përgjigje secilit prej jush. Por fjalor rrugaç, vagabond që u përdor këtu dhe nuk e pranoj dot. Kjo i shkon vetëm Saliut. Salikuq unë nuk kam njohur, po shoh sot. Nëse nuk kërkon ndjesë për fjalorin, unë nuk jam i gatshëm për ta vazhduar më këtë mbledhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?