“Habilaj”, Opozita: Kriminalizimi i zgjedhjeve u provua me fakte
Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë mbledhur paraditen e sotme, në orën 11:00, tryezën e opozitës, lidhur me ‘Dosjen Habilaj’, çështjen e përgjimeve italiane ku është i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas përfundimit të mbledhjes së partive opozitare në vend, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku në fokus është çështja ‘Tahiri’ pas publikimeve të përgjimeve të trafikantëve të drogës, fronti opozitar vjen me një deklaratë të fortë. “Koha Jonë” ka arritur të sigurojë deklaratën e plot të partive, ku në fokus është luftimi i krimit qeveritar.
Në, deklaraten e përbashkët PD-LSI, fryt i Tryezës së Opozitës thuhet se: “Kriminalizimi i zgjedhjeve u provua me fakte” thuhet në deklaratë.
Mes të tjerash në thirrjen e tyre një prej kërkesave është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe si vijon:
– Rama, përgjegjës për lidhjet e krimit em shtetit.
– Të vendosur që Edi Rama të largohet.
– Prokuroria të nisë hetimet për Saimir Tahirin.
-Kriminalizimi i zgjedhjeve u provua me fakte.
– Kërkojmë largimin e Ramës nga kreu i Qeverisë.

Tryeza
‘Të bashkuar kundër krimit qeveritar’. Siç duket kjo është lëvizja e partive opozitare në vend, të cilat janë ulur sot në një tryezë jashtë selive partiake, ndërsa në fokus janë zhvillimet e fundit politike në vend, që nga arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, e deri tek implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës, pasi autoritetet italiane zbuluan përgjimet e trafikantëve.
Mësohet se pjesë e kësaj tryeze që ka nisur rreth orës 11:00 dhe që po zhvillohet me dyer të mbyllura janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka. Mes krerëve të partive, spikat edhe prezenca e kryetarit të Zgjidhja, Koço Kokëdhima.
Përgjimet e Habilajve
Nga përgjimet e publikuara dje rezulton se 20 milionë euro të fituara nga droga janë përdorur për fushatë elektorale, për të blerë vota. Opozita pritet të mbajë qëndrime të forta për zhvillimet e fundit.
Qendrimit të i PD-së ndaj çështjes “Tahiri”, i cili është i ditur dhe i denoncuar për 4 vjet me radhë, i është bashkuar plotësisht dhe hapur dje LSI-ja, ish-aleatja e PS në mandatin e parë.
Mbrëmë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas takimit kokë më kokë me Bashën, deklaroi: “Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe Krimit në pushtet.”
Takimi i djeshëm në PD
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili kanë pranuar ftesën e kryedemokratit Lulzim Basha për një takim në selinë blu. Ka zgjatur rreth 45 minuta takimi mes kreut të Partisë Demokratik dhe kryetares së LSI-së. Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, në selinë e Partisë Demokratike ku theksi i bisedës ka qenë te qasja e opozitës pas akuzave ndaj mazhorancës si të lidhur me krimin. Takimi mes dy forcave opozitare, PD dhe LSI erdhi pas thirrjes së Bashës për një tyrezë dialogu për t’iu përgjigjur me një aksion politik luftës kundër krimit, ftesë kjo që mori përgjigje pozitive pak minuta më vonë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Aksioni i ri opozitar
Aksioni politik i opozitës, i kryesuar nga Partia Demokratike dhe që pasohet nga LSI-ja do të vazhdojë deri në përmbysjen e qeverisë. Kjo u bë me dije mbrëmjen e djeshme në përfundim të takimit Basha-Kryemadhi në selinë blu, nga deputeti i PD-së, Flamur Noka në një intervistë që ai dha në studion e lajmeve në Ora Neës. “Të dhënat e deritanishme tregojnë se ky pushtet nuk mund të qëndrojë më në këmbë, sepse ky pushtet është me votat e asaj bande dhe të dhjetërave banda të tjera, ky pushtet është me paratë që ka marrë nga ajo bandë, pra me para dorge. Ky nuk është pushtet që ka ardhur nga vota e qytetarëve, prandaj nuk mund të rrijë. Ne do të sinkronizojmë aksionin opozitar me të gjithë faktorët opozitarë dhe me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe për ta vendosur Shqipërinë pranë Europës. PD do të ndërmarrë aksionin e saj politik në bashkëpunim me të gjithë forcat e tjera. LSI është forca kryesore pas nesh që është në opozitë, sigurisht edhe me faktorë të tjerë për të përmbysur një qeveri të bandave”- u shpreh Noka. Në lidhje me përgjimet e Moisi Habiljat, nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare duke hedhur poshtë pretendimet e pasardhësit të tij në Ministrinë e Brendshme Saimir Tahiri tha se makina nuk është shitur, por është përdorur për trafik droge. “Ajo makinë nuk është shitur, ajo makinë ka qenë imunitetit diplomatik për ushtarët e bandës për të bërë trafik droge. Ju është dhënë nga Saimir Tahiri kushërinjve ta përdorin për trafik se ishte imunitetet diplomatik. Ajo makinë është bërë me letra është shitur kur doli skandali që një ish-oficer policie, Zagani e përmendi i pari dhe u bë zhurmë. Në atë kohë për të larë duart ia shiti kushërinjve. Por ajo makinë ishte e mbajtur për 2 vjet për trafik. Përgjimet e Prokurorisë së Katanias kanë zbardhur të zezën në të bardhë që makina AA 003 GB është përdorur për trafik dorge nga Shqipëria në Itali”- u shpreh deputeti demokrat. Noka tha se deklaratat e Ramës për distancim bëhen për të shpëtuar veten. “Çdo bandit kur i ngushtohet laku, ia hedh lakun shokëve përpara sepse kërkon të shpëtoje veten. Pra kjo është me ja hedh lakun Saje Qorrit sigurisht dhe për të larë duart. Por nuk mund ti lajë duart, sepse është i zhytur”- u shpreh deputeti demokrat, Flamur Noka
KOHA JONË SONDAZH

